Top Channel/ Nafta arrin në 214 lekë litri, Benzina shkon në 199 lekë
31/07/2026 15:16

Në këtë fund muaji vendi ynë është përballur me një tjetër valë cmimesh të larta të karburanteve duke u shtrenjtuar më tej. Tensionet në Lindjen e Mesme kanë shtyrë çmimin e naftës në bursat ndërkombëtare rreth 90 dollarë për fuçi, duke sjellë valën e re të shtrenjtimit edhe në tregun vendas. Kjo fundjavë i gjen drejtuesit e automjeteve përballë një tjetër rritjeje të çmimeve. Nafta është rritur me 8 lekë për litër, ndërsa benzina me 10 lekë. Një ndryshim që përkthehet menjëherë në më shumë kosto për çdo furnizim dhe për çdo kilometër të përshkuar Kjo rritje e cmimeve reflektohet edhe në bursën Platts të Mesdheut së cilës i referohemi. Në dt 27 korrik nafta u importua për 1311 dollarë për ton ndërsa në dt 30 korrik u zhdoganua për 1393 dollarrë për ton. Në bursë nafta brent luhatet në vlerën e 90 dollarëve për fuci Kjo rritje e cmimeve në këtë periudhë të sezonit turistik rëndon edhe më shumë xhepat e qytetarëve të cilët i përdorin automjetet e tyre me naftë apo benzinë për rrugë të gjata si pasojë e pushimeve. Ndonëse vërehet një rritje e vazhdueshme e cmimeve ende nuk ka një njoftim për ringritjen e bordit të transparencës nga Këshilli i Ministrave. Një situatë e tillë ka ngritur dhe shqetësimin e të shoqatave të transportit të cilat rikërkojnë subvencionimin. Ndërkohë vendet e rajonit kanë ndërhyrë prej javësh tashmë për të zbutur goditjen te konsumatorët. Serbia riktheu tavanet për çmimet e karburanteve, ndërsa Mali i Zi uli përkohësisht akcizën, duke mbajtur çmimin e naftës rreth 1.65 euro për litër. Nëse në vendet fqinje qeveritë kanë zgjedhur të ndërhyjnë për të zbutur efektet e shtrenjtimit, në Shqipëri barra fiskale vijon të mbetet një nga arsyet kryesore që karburanti kushton më shtrenjtë. Dhe për sa kohë tensionet në tregjet ndërkombëtare vazhdojnë, drejtuesit e mjeteve rrezikojnë të përballen me rritje të tjera të çmimeve

Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41
Top Channel/ Ndërtimi rrit besimin në ekonomi. Industria, tregtia e shërbimet në rënie
01/10 15:38
Top News – Mbi 160 produkte te ‘Pasqyra’. Ibrahimaj: Listë e mallrave me çmime fiks e fitim minimal
29/09 16:14
Top Channel/ Ekonomia rritet me 3,61%. Platforma për çmimet, gati në tetor. Listë me çmimet e ulëta
29/09 15:24
Top Channel/ FMN e Banka Botërore vlerësojnë pozitivisht sistemin financiar shqiptar
29/09 10:57
Top Channel/ Bllokohen specat dhe açuget, Shqipëria probleme edhe me produktet e detit
24/09 20:06
Top News – Nafta mbush arkat e Doganës. 6.8 mld lekë tepër, gjysma e tyre nga TVSH e karburanteve
24/09 17:15
Top Channel/ Të huajt blejnë më pak prona. Blerjet nga jorezidentët bien nga 25% në 20%
24/09 15:37
Top Channel/ BERZH: Rritja ekonomike 3,5%. Investimet dhe reformat për BE-në mbështesin rritjen
24/09 15:19
Top Channel/ Frenon çmimi i banesave, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament
23/09 20:08
Top News – Frenohet rritja e çmimit të apartamenteve, raporti i BSH për tregun e banesave
23/09 17:30
Top Channel/ Bordi ul çmimet e naftës, nafta zbret me 6 lekë, benzina ulet me 2 lekë nga ora 12:00
22/09 12:23
Top Channegl/ Një treg ende në informalitet, 34.9% e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme…
21/09 19:56