Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin Shpirag, në qytetin e Beratit, orej ditës së djeshme. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke djegur një sipërfaqe të gjerë me shkurre, bimësi dhe pisha, dhe duke vënë në rrezik zonat përreth. Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar mbi 30 mjete zjarrfikëse dhe dhjetëra forca të shërbimit zjarrfikës, por terreni i thyer malor dhe era e fortë po e bëjnë ndërhyrjen tepër të vështirë. Për të përballuar situatën, janë kërkuar përforcime nga rrethet fqinjë, ndërsa deri më tani nuk raportohet për banesa apo jetë njerëzish të rrezikuara.