Top Channel/ ”Na dijnë për robotë..”, linjat ajrore probleme me stafin-“Trazirat” kërcënojnë pushimet!
28/06/2022 18:48

Edhe pse dara e pandemisë së koronavirusit nuk shtrëngon më mbi kompanitë ajrore, pasojat e saj vazhdojnë të ndihen, këtë herë edhe në formën e problemeve me stafin. Pas mbylljeve fillestare, shumë punonjës u detyruan të linin punën, të jepnin dorëheqjen apo të dilnin me herët në pension. Por edhe pse tashmë të gjithë po kërkojnë një rikthim në përditëshmerinë e përpara Covid 19, përfshirë këtu udhëtimin ajror, ky fenomen ka vazhduar, duke u kthyer në shqetësim për mjaft firma. Amerikania JetBlue është përballur me vonesa e anullime të shumta, të cilat i atribuohen mungesës së stafit. Transport Workers United, që përfaqëson rreth 5000 punonjes të saj, thoshte më herët se mungesave të tilla dhe ngerceve operacionale, kjo kompani i ishte përgjigjur duke rritur masat ndeshkuese, presionin e kritikat ndaj të punësuarve. Për cdo vonesë apo ndryshime fluturimi, merret nga koha e tyre e pushimit, ndërsa në disa raste ishin detyruar edhe ta paguanin nga xhepi qëndrimin në hotel. “Nuk na shohin si njerëz, na shohin si robotë. Ne duam të punojmë, duam që pasagjerët të kthehen, por jo në këto kushtet, duket sikur nuka ka më respekt për punonjësit”, tha një stjuardesë e JetBlue. Probleme të ngjashme janë regjistruar nga Australia e deri në Europë. Në Mbretërinë e Bashkuar, ngërcet vazhdojnë prej javësh. Aeroporti i Gatëick në Londër dhe ai i Schipholit në Amsterdam, që të dy po planifikojnë kufizimin e numrit të pasagjerëve gjatë pikut të pushimeve verore, , ndërsa Lufthansa gjermane ka anulluar me qindra fluturime. Industria e aviacionit, thone mediat e huaja, nuk ka mjaftueshëm njerëz për të kryer sic duhet aktivitetin e saj, e mund të nevojiten deri në 12 muaj përpara se situata të lehtësohet. Pamjet: AFP

Top News- Irani rrëzon avionin e gjeneratës së fundit/ F-35 goditet në fluturim
19/03 20:31
Top Channel/ Europa dhe Japonia PLAN për Hormuzin, masa për siguri. Dyfishohet çmimi i gazit
19/03 19:39
Top News- Goditet grupi kriminal shqiptar/ Britani, trafikonin drogë cilësore dhe armë zjarri
19/03 18:23
Top Channel/ Italia ul akcizën e naftës: Ndërhyrje për uljen e cmimit të karburantit!
19/03 15:06
Top News- Irani vendos tra në Hormuz/ Planifikon tarifa për ccdo anije me naftë që do të kalojë
19/03 15:05
Top News – ‘Shpërthejnë’ qershitë në Tokio / Sezoni i magjisë fillon zyrtarisht në Japoni
19/03 14:47
Top News- Avioni luftarak rus ‘shëtitje’ mbi Estoni / Reagon menjëherë NATO, shkeli hapësirën ajrore
19/03 14:46
Top News – Irani kërkon ndihmë nga Rusia e Kina / CIA konfirmon…por detajet ‘me dyer të mbyllura’
19/03 14:22
Top News – Më e lumtura në botë për 9 vite rresht / Finlanda mban kurorën, Afganistani i fundit
19/03 14:06
Top News- OKB përgatitet për luftë bërthamore/Udhëzon dhe trajnon stafin si të përballojë rrezatimet
19/03 13:09
Top News – Hittler përballet me Zielinskin / Gara zgjedhore në qytetin francez bëhet virale
19/03 12:20
Top Channel/ Shpërthen meningjiti në Angli, mjekët: Nis si skuqje syri, po prek shumë të rinjtë!
19/03 12:12
Top News – BE Sh.P.K, përgjigja e Brukselit për SHBA e Kinën. Propozimi për një mjedis të unifikuar
19/03 12:10
Top News- Evropa, Trumpit: S’është lufta jonë! ‘Nisi si president paqeje, mbaron si president lufte’
19/03 12:00
Top News – Vjen filmi i kukullës Labubu / Konfirmohet zyrtarisht, regjisori i Paddington në krye
19/03 12:00
Top News – Trump kërcënon: Do hedh në erë Iranin / Flakë e tym mbi fushat e naftës, çmimet në qiell
19/03 11:48
Top News – ‘Mizëri’ trupash drejt Iranit / SHBA sjell përforcime, lufta hyn në një fazë të re
19/03 11:44
Top News – Irani nuk do t’ia dijë për Trumpin / Godet dy rafineri nafte në Kuvajt, sfidon kërcënimet
19/03 11:41
Top News – Çmimi i gazit ‘shpërthen’ / Rritet me 30 përqind, nafta drejt 200 USD për fuçi
19/03 11:37
Top Channel/ Gjermania “ndërpret” këshillimet për azilin: Shkurtime buxhetore, kanë shumë kosto!
19/03 11:33
DIGITALB DIGITALB