Në Gjirokastër funksionon që prej Majit të këtij viti një muze modest kushtuar Musine Kokalarit. Megjithëse i kufizuar në hapësira muzeu është një qendër komplekse që përkujton jetën e një prej simboleve të disidencës shqiptare nën diktaturë. Bibika Kokalari familjare e Musinesë dorëzoi pranë këtij muzeu një koleksion unik sendesh personale dhe dorëshkrimesh të ruajtura nën diktaturë në shtëpinë e saj.