Top Channel/ Mushkonjat nuk u vranë! Për të pestin vit dështon tenderi për dezinfektimin
09/06/2023 19:46

Shqipëria pritet të ketë vitin e artë të turizimit këtë sezon .Operatorët turistikë thonë se kanë mbyllur prenotimet që herët dhe pothuajse të gjitha strukturat akomoduese janë të mbushura që tani , madje pritet të shtojnë charterat për shkak të kërkesës së lartë të pushuesve të huaj që kanë zgjedhur këtë vit Shqipërinë .Por a do te jete ky viti ku Shqipëria do ta kalojë provimin apo do të mbetet ne klasë ?. A do të mund të ofrojnë strukturat tona akomoduese atë cilësi shërbimi që kërkohet nga turistët për tu kthyer në një destinacion i mirëfilltë ku pushuesit e këtij viti të vazhdojnë ta promovojne e të kthehen sërish ? Vërtet kemi det dhe rërë që shumë vende do ta kishin zili , por a do të dimë t'i mbajmë ato pastër ? Edhe pse pritej ky bum i kërkesave të turistëve të huaj , askush nuk u kujtua për procesin e dezinfektimit dhe dezinsektimit i cili duhet të kryhej që në muajin mars. kur insektet janë ende larva për të mos lejuar shumimin e tyre .Në fakt që prej dy vitesh ky proces nuk ndodh, kur dihet që në zonat bregdetare ka shumë mushkonja . Vite më parë ky proces kryhej nga Instituti i shëndetit publik por tenderi më i fundit është zhvilluar para 5 vitesh dhe kompania fituese duhet të kryente këtë proces për tre vite me radhë .Më pas tenderat dështojnë dhe fondet digjen .Për vitin 2023 janë akorduar rreth 80 milionë lekë por Instituti i shëndetit publik ia ka deleguar zhvillimin e tenderit agjensisë së blerjeve të përqëndruara pranë Ministrisë Brendshme .Por, kjo agjensi i kërkon IShp të rishikojë specifikimet teknike , pasi ato nuk krijojnë gjithëpërfshirje për subjektet ofertuese. Por ndërsa sëzoni ka filluar të dy institucionet luajnë pinpong me njëra tjetrën pa menduar që mund të ketë impakt negativ tek pushuesit apo që vetë specialistët e IShp kanë deklaruar se mushkonjat nëpërmjet pickimeve transmetojnë sëmundje infektive .

Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15