Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi vendosjen e një armëpushimi lokal në qytetin port të Mariupolit, të kthyer në gërmadhë nga bombardimet. Pushimzjarri do të lejojë evakuimin e civilëve, që do të kryhet përmes një korridori humanitar nga Mariupol në Zaporizhzhia. Kalimi do të realizohet nëpërmjet portit të Berdianskut të kontrolluar nga rusët.