Volodymir Zelensky vazhdon përpjekjet për të grumbulluar sa më shumë mbështetje për vendin e tij, e së fundi, i është drejtuar Parlamentit italian por përmes një lidgje video. Presidenti i Ukrainës u tha ligjvënesve të fqinjit tonë përtej Adriatikut se vendi i tij është në prag mbijetese dhe këmbëngul se Moska nuk do të ndalet me kaq, por synon të depërtojë edhe në pjesën tjetër të Europës.