Top Channel/ “Mos shpresoni më kot”, OBSH- pandemia ende larg fundit
13/04/2021 15:26

OBSH-ja nuk është optimiste për sa i takon Covid 19-tës. Pavarësisht përpjekjeve dhe fushatave të vaksinimit të nisura në shumë vende, kriza shëndetësore sipas saj ende nuk është kapërcyer. "Fundi i pandemisë është larg", paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë, edhe pse sipas tij, përmes masave tashmë të sprovuara pandemia po mbahet nën kontroll. Edhe ne duam që shoqëritë, tregjet, udhëtimet dhe tregtia të rihapen. Por ndërkohë pavionet e kujdesit intensiv në shumë vende janë përtej kapaciteve dhe shumë njerëz po vdesin – e kjo është në fakt diçka që mund të shmanget. Ghebreyesus kritikoi dhe faktin që ka pabarazi masive sa i përket vaksinimit ndaj koronavirusit mes vendeve të varfëra dhe atyre të pasura. Rreth 87 përqind e 700 milionë vaksinimeve në mbarë botën janë realizuar në vendet e pasura, ndërkohë që në vendet e varfëra janë realizuar vetëm 0,2 përqind e vaksinave ndaj koronavirusit, theksoi ai në Gjenevë. Sipas ekspertes së OBSH-së, Maria Van Kerkhove, kurba e pandemisë po rritet në mënyrë eksponenciale. Javën që shkoi u regjistruan 4.4 milionë raste të reja në një kohë kur përpara një viti, në të njëjtën periudhë numri i infeksioneve ishte rreth 500.000.

Top Channel/ Gonzato i përgjigjet Berishës: më bezdisi deklarata e tij
12/11 23:26
Top Channel/ Lulëzon biznesi i dronëve, Kërkesë e jashtëzakonshme në Europë
12/11 23:22
Top News- Musk “godet” komisioneren Von der Leyen, nis fron të ri lufte me Brukselin
12/11 23:00
Top News- “Gjueti njerëzish” në Sarajevë, italianët e pasur paguan për të vrarë civilët për qejf
12/11 22:46
Top Channel/ 19 rebelë të vrarë në Kolumbi pas sulmeve ajrore kundër disidentëve të FARC në Amazonë
12/11 20:36
Top Channel/ Rrëzimi i avionit ushtarak me 20 pasagjerë, Turqia: Nuk ka asnjë të mbijetuar
12/11 20:07
Top News – ‘Europa, luftë me Rusinë’. Vuçiç: Serbia është në mes, por duhet të përgatitemi
12/11 17:24
Top News – Macja vendoset ‘në arrest shtëpie’/Gjykata franceze: ‘Hynte pa leje’ në oborrin e fqinjit
12/11 17:22
Top News – Skandali në Rumani: Ukraina bleu armë ruse, e përfshirë dhe Shqipëria
12/11 17:04
Top Channel/ Skandali në Itali: Turistët paguan për të qëlluar me snajper në rrethimin e Sarajevës
12/11 15:48
Top News – Trump në mbrojtje të Netanyahut / I kërkon presidentit izraelit të falë kryeministrin
12/11 15:19
Top News – Edhe Japonia do bëhet bërthamore…Kryeministrja e re sinjalizon ndryshimin e mundshëm
12/11 15:17
Top News – Skandale korrupsioni në mes të luftës / Zelenski në sprovë, ‘përdor gjyqësorin për…’
12/11 14:59
Top News – Të huajt mbipeshë nuk hyjnë në SHBA / Trump, masa të reja për vizat e emigracionit
12/11 14:43
Top News – Urdhëron ‘mobilizim masiv’ të ushtrisë / Maduro përgatit Venezuelën për luftë me SHBA-në
12/11 14:43
Top Channel/ Emigrantët kinezët “mësyjnë” Ballkanin: Rruga e preferuar për në BE!
12/11 14:23
Top Channel/ Balona nga Bjellorusia, alarm mes fqinjëve e në Perëndim:“Kontrabandë apo sulm hibrid?”
12/11 14:19
Top News – ‘Turizëm snajperësh’ në luftën e Bosnjes / Prokurorët e Milanos po hetojnë dyshimet
12/11 13:13
Top Channel/ Vuçiç: “Po vjen lufta, Serbia do të krijojë kupolë të mbrojtjes ajrore”!
12/11 12:09
Top News – Mjegulla ndihmon forcat ruse / Beteja finale për Pokrovskun, Moska në ofensivë
12/11 11:50
BILETA Portokalli - Bileta