Roland Çenko është nga mjeshtrat e paktë të monofonisë së Jugut që ende po e mbart dhe përcjell traditën. Kjo këngë vetmitare brenge është përcjellë ndër shekuj kur shumëzërëshi nuk ishte i mundur. Është kënga ku tregon që Rolandi një bari ja merr kur është i vetëm mes kullotës në mal, ose kënga që Xhevat Avdalli mjeshtri nga Gjirokastra këndonte pranë furrës ku piqte bukën për gjithë qytetin.