Top Channel/ Ministri maqedonas për anëtarësimin: të mos e humbasim shansin e qershorit!
03/05/2021 11:45

Ministri i jashtëm maqedonas, Bujar Osmani është në Berlin ku shpreson të marrë sërish mbështetjen e Gjermanisë për çeljen zyrtare të negociatave me BE-në. Kjo është vizita e tij e parë fizike duke qenë se takimin e mëhershëm me homologun gjerman Heiko Maas e ka pasur në mënyrë virtuale. Këtë vit shënojmë 28 vjet nga nisja e marrëdhënieve diplomatike me Gjermaninë. Kemi raporte të ngushta politike. Kemi një vëllim të madh tregtar. Të gjitha këto janë parakushte për t'i shndërruar këto marrëdhënie në një partneritet strategjik. Por qëllimi kryesor pse jam këtu është për të biseduar për dosjen tonë evropiane, implementimin e vendimit të marsit për çeljen e bisedimeve, për arsye se Gjermania kishte bërë përpjekje të jashtëzakonshme gjatë presidencës së saj për të mundësuar këtë vendim, dhe po e vazhdon të njëjtën edhe tani në kuadër të trojkës me presidencën portugeze, tha Osmani për DË. Maqedonia e Veriut bllokohet aktualisht nga Bullgaria. Osmani tha se e sheh samitin e qershorit të BE-së si një mundësi të artë për të filluar bisedimet si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë. Ai ka varur shumë shpresa tek Gjermania, nisur dhe nga fakti që ajo ka qenë jashtëzakonisht e angazhuar gjatë presidencës së saj. “Gjermania po vazhdon të bëjë këto përpjekje edhe në kuadër të treshes me presidencën portugeze. Unë kam ardhur këtu për të kërkuar që të vazhdojë kjo mbështetje e zëshme. Por edhe nga vendet e tjera se e shoh samitin si një mundësi, të cilën nuk guxojmë ta lëshojmë”, ishte komenti i Osmanit.

Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10