Ministri i Brendshëm vizitoi në QSUT zjarrfikësit dhe qytetarët e lënduar pas zjarrit të rënë në një kompleks banesash në Tiranë. Ai u interesua për gjendjen e tyre shëndetësore dhe falënderoi efektivët për ndërhyrjen e shpejtë në menaxhimin e situatës.