Top Channel/ Milot-Balldren/Dy emra të konsorciumit në vëmendjen e SPAK për drogë dhe pastrim parash
18/09/2026 19:36

Rreth 365 milionë euro për 35 vjet. Kjo është vlera e parashikuar e koncesionit Milot-Balldren, rruga 17 kilometra e gjatë që do të ndërtohet dhe operohet nga katër kompani private. E përkthyer në kilometra, fatura shkon në rreth 21.5 milionë euro për kilometër. Por jo e gjithë shuma është kosto ndërtimi. Sipas dokumenteve të prokurimit, rreth 182.5 milionë euro parashikohen për ndërtimin dhe rehabilitimin ndërsa pjesa tjetër për projektimin, sistemin e pagesës, operimin dhe mirëmbajtjen gjatë 35 viteve. Vetëm ndërtimi llogaritet në rreth 10.7 milionë euro për kilometër. Projekti përfshin edhe një tunel me dy tuba, secili rreth 850 metra, për anashkalimin e qytetit të Lezhës. Fitues i garës së shpallur nga Ministria e Infrastrukturës është konsorciumi i kompanive “Salillari”, “ALB TIEFBAU” i Flamur Hoxhës, “InfraKonsult” e Redi Strugës dhe “ERALD-G” e Gëzim Ismailit. Por mes emrave që do të zbatojnë kontratën 35-vjeçare, ka edhe persona që kanë përfunduar në dosjet e SPAK. “ERALD-G” është në pronësi të Gëzim Ismailit, emri i të cilit është përmendur në hetimet për dosjen e njohur si “Grupi i Arubës”. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaruar publikisht se Ismaili është përfshirë në hetimet që lidhen me dyshime për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Në qershor 2026 u raportua edhe për masa sigurie të vendosura në kuadër të kësaj dosjeje. Bëhet fjalë për hetime në zhvillim dhe jo për një konstatim fajësie. Por nuk është i vetmi emër.

Top Channel/ Frenohen shpenzimet, familjet druhen nga blerjet, bie besimi te ndërtimi dhe tregtia
02/11 12:25
Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41