Top Channel/Mesazh për sulmet në Gaza,krah fotos së bombardimeve Izraeli citon një varg nga Kurani!
19/05/2021 10:57

Profili zyrtar në Twitter i Izraelit në gjuhën arabe citoi një varg nga Kurani teksa tregonte njëkohësisht pasojat e bombardimeve në Gaza. Mesazhi përmbante një ajet nga Surja Al-Fil e Kur'anit, e cila i referohet ndëshkimit të Zotit ndaj Popullit të Elefantit, i cili u përpoq të shkatërronte Qaben e Shenjtë shekuj më parë."A nuk e keni menduar, sesi i trajtoi Zoti juaj aleatët e Elefantit?, thuhej në mesazh.."Kjo është një kujtesë e aftësisë së Zotit ër të mbështetur ata që kanë të drejtë mbi gënjeshtrën, veçanërisht pasi Hamasi është krahu i Iranit që kërkon t`i vërë flakën rajonit," thuhej në një mesazh pasues ku Izraeli e etiketonte agresionin e tij ndaj Palestinezëve, që ka vrarë me dhjetëra civilë, si një akt i mbështetur nga hyu. Më tej, sqarohej se forcat izraelite të mbrojtjes janë duke sulmuar pozicionet e Hamasit në Gaza. Ushtria e shtetit hebre nisi që nga 10 maji sulme të pandërprera në këtë territory. Që prej atëherë, nga bombardimet kanë humbur jetën 212 palestinezë, përfshirë 61 fëmijë dhe 35 gra e jane plagosur 1,400 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë Palestineze. Sulmet ajrore në Gaza u paraprinë nga disa ditë tensionesh dhe incidenti në Jeruzalemin Lindor të pushtuar, ku qindra palestinezë u sulmuan nga forcat izraelite në Xhaminë Al-Aqsa dhe në lagjen Sheikh Jarrah të qytetit. Izraeli e pushtoi Jeruzalemin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite 1967 dhe e aneksoi të gjithë qytetin në 1980, një lëvizje që nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25