Top Channel/ “Mediu s’u gjykua për Gërdecin”, kreu i SPAK: Ish ministri i mbrojtjes kishte imunitet
10/05/2021 15:08

SPAK ka rihapur dosjen e Gërdecit dhe i ka kërkuar Gjykatës së Lartë nisjen e gjyqit ndaj Fatmir Mediut për tragjedinë e Gërdecit. Kreu i SPAK, Arben Kraja ka theksuar se deri tani nuk ka prova të reja por u vendos që të rihapet dosja sepse akuzat ndaj Mediut nuk janë hetuar për shkak të imunitetit parlamentar. Zamira Durda, e cila humbi djalin 7 vjeç në shpërthimin e Gërdecit ka bërë vazhdimisht kërkesa për drejtësi. Së fundmi ka mundur që përmes SPAK të rihapë hetimet për ish ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu 13 vite vite më pas nga shpërthimi ku humbën jetën 26 persona. “Është kërkesë e një prej familjarëve. Rezulton që në vitin 2009 e kanë cuar në hetim. Një pjesë e dosjes është mbyllur ndërsa akuza ndaj Mediut është penalizuar për shkak të imunitetit që nuk është më, ndaj ia kemi kërkuar Gjykatës që të rihapë procesit gjyqësor që nuk ka filluar dhe asnjëherë nuk është shqyrtuar deri tani. Deri tani nuk ka prova të reja. Nga hetimi mund të dalin dhe mbetet të vlerësohet”, tha Kraja. Kreu i SPAK, Arben Kraja ka theksuar se korrupsioni është pika më problematike në vendin tonë, por nuk mbetet jashtë edhe tregu informal. “Nga pikëpamja e korrupsionit ka më shumë problematika, por edhe nga tregu informal. Ka shumë informalitet që e bën më të vështirë të hetosh e të mbledhësh prova”, tha Kraja. Në lidhje me kërcënimet që mund të marrin nga personazhe që janë pjesë e botës së krimit, Kraja tha se janë përzgjedhur për të përballuar çdo presion. “Prokurorët punojnë me personazhe të ndryshëm, por ne jemi përzgjedhur për të përballuar presionet, kemi kushte shumë të mira pune. Ne kemi bërë një marrëveshje që duhet të jemi në rregull me ligjin dhe standardin që kemi”, u shpreh kreu i SPAK.

Top Channel/ 8 orë gurë, gaz e ujë në protestë. Sulmohen e digjen biznese, dëmtohen institucionet
24/10 23:28
Top Channel/ Mobilizim për zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni 17
24/10 23:24
Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05
Mbyllet protesta, policia shpërndan protestuesit/ Pamje të trishta në shesh | Breaking
24/10 21:54
Top Channel/ Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen
24/10 21:53
Top News – Bilanci i përplasjeve. Dhuna nuk kursen, gazetarë, studentë e policë të lënduar
24/10 21:38
Top News – ‘Distancohuni nga maskat e dhunshme’. Policia u bën thirrje protestuesve: S’do tolerojmë!
24/10 21:29
Top News – Dy thirrje për proteste kombëtare, PD e nis te bulevard, shkrihet me studentët te Ministria
24/10 21:28
Top Channel/Sulmohen bizneset, thyejnë xhamat e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Kavajës
24/10 20:50
Top Channel/ U plagos një deputet. Shëndetësia: Ka protestues të lënduar dhe një gazetare
24/10 20:50
Top Channel/ Përplasje në protestë . “Luftë” në Bulevard me gurë, ujë, plumba gome dhe gaz
24/10 20:46
Top Channel/ Tetë të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet, protestues, gazetarë dhe policë
24/10 20:43
Top Channel/ Gurë dhe policë, boshatiset Bulevardi nga protestuesit
24/10 20:34
Top Channel/ Molotov e fishekzjarrë nga protestuesit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
24/10 20:33
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov, policia gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 20:31
Top Channel/ Nisin shoqërimet e para, polici përqafohet me të riun
24/10 20:25
Top News – Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë replika. Emërimi i myftinjve kthehet në ‘mollë sherri’
24/10 20:00
Top channel/ Kangjëllat e trotuarëve në mes të rrugës, policia i largon
24/10 19:58