Mesfushori Klaus Gjasula u shpreh se Kombëtarja e prezantoi më së miri Shqipërinë në kampionatin e Euro2024. Në prononcimin për mediat pasi lanë përgjysmë ëndrrën e Euro24, Gjasula tha se bota e sheh ndryshe tashmë Shqipërinë dhe skuadra dha më të mirën e saj. “Besoj qe jemi kënaqur të gjithë, kemi bërë paraqitje të mirë dhe e kemi prezantuar Shqipërinë shumë mirë. Me autogolin ishte vuajtje për disa minuta, pastaj me golin ishte e shkëlqyeshme. Çdo minutë e shijova dhe provova të jap maksimumin. Bota besoj na sheh tashmë me sy ndryshe, tifozët tanë ishin më të mirët në këtë europian.”-u shpreh Gjasula.