Komisioneri i BE-së për Demokracinë, Drejtësinë dhe Shtetin Ligjor, Michael McGrath, vlerëson progresin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, por paralajmëron se ruajtja e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë mbetet thelbësore. Në prag të vizitës në Shqipëri, në një intervistë përt DË, ai veçoi rolin e SPAK-ut dhe garantimit që institucione si ai të mund të vazhdojnë ta përmbushin mandatin në mënyrë efektive.