Rikthimi i Princ Harry dhe Meghan Markle në Britaninë e Madhe nuk nënkupton rikthimin e tyre në detyrat mbretërore. Mbreti Charles ka dhënë një direktivë për zyrtarët e lartë të qeverisë, Forcave të Armatosura dhe përfaqësuesit e Kurorës, duke sqaruar se Duka dhe Dukesha vijojnë të konsiderohen persona privatë. Letra, e dërguar me urdhër të mbretit, vjen pas vendimit të çiftit për t’u rikthyer në Britani dhe pas disa kërkesave për sqarime lidhur me mënyrën se si duhet të trajtohen nga institucionet. Në dokument theksohet se Harry dhe Meghan u tërhoqën nga detyrat e tyre si përfaqësues të monarkut në janar të vitit 2020 dhe që prej atëherë nuk konsiderohen anëtarë aktivë të familjes mbretërore.