Top Channel/ Mashtrime me e-Mail. Kujdes nga ata që ju thonë se jeni trashëgimtar të një pasurie
05/05/2021 15:22

Nëse keni marrë një email që ju jep të drejtën për të trashëguar pasurinë nga një familjar, atëherë ju jeni bërë pjesë e një sulmi kibernetik. Kjo metodë e përdorur nga grupet kriminale që në vitet 1970 duket se ka shënuar një rritje gjatë pandemisë dhe ka shkaktuar dëme të mëdha financiare. Emaile-t vijnë të përshtatura për ju, duke përdorur edhe mbiemrin e familjarëve, në mënyrë që mashtrimi jetë sa më i besueshëm. Eksperti Kushtrim Shala na shpjegoi historikun e kësaj piraterie dhe emërtimin nga agjencia amerikane FBI që ka ndjekur keto krime kibernetike. “Inxhinieria sociale apo arti i manipulimit është pikërisht hallka më e dobët e sigurisë kibernetike. Llojet e informacioneve të kriminelëve kibernetikë janë të tilla duke nisur nga shënjestrimi i fjalëkalimeve. Në këtë rast kemi të bëjmë me “Mashtrimin Nigerian”, i emërtuar i tillë për shkak të vendit nga ka nisur. Nga raporti i fudit i FBI-së tregohet se ky mashtrim ka shkaktuar rreth 4.9 mld dollarë dëme.” Eksperti shpjegon më tej faktin kur duhet të dyshojmë nëse gjendemi përballë një situate të tillë dhe si duhet të reagojmë: “Fakti që vjen nga një email që ti nuk e njeh. Nuk ka një titull, nuk ka një subjekt dhe ka një gjuhë shqipe shumë të varfër. Përpiqen që ta personalizojnë sa më shumë dhe të jenë sa më familjarë me ju. Duhet të shikoni adresën e emailit nga vjen dhe që në fakt nuk është një adresë zyrtare, por nuk tregon asgjë për emrin apo identitetin e personit nga i cili vjen.” Mos të joshemi. Në asnjë mënyrë të mos dërgojmë të dhëna konfideciale, të tipit të dhëna bankare apo të plotësojmë ndonjë formular të tillë, pasi në shumicën e rasteve hackerat apo keqbërësit përpiqen të bëjnë formularë të tillë që ti ngjajnë ofruesve realë bankarë.” Në këto raste specifike nuk ka një adresë zyrtare ku mund të drejtohemi, megjithatë ka një faqe zyrtare të autoriteti kombëtar të sigurisë kibernetike, i cili na orienton për të raportuar përmbajtje të paligjshme.“

Top News- “Veliaj vijon në kushte denigruese”, Ndreca: U deshën 32 orë për njoftimin zyrtar
29/10 22:48
Top News- “Vendimi sekret”/Veliaj sfidon Burgjet: Na vini në dispozicion autorizimin e kryeministrit
29/10 22:43
Top News- Rrëzimi i helikopterit ushtarak/ Shqipëria solidarizohet me Italinë: Qëndrojmë krah jush
29/10 22:40
Top Channel/ Tymi i zi “pushton” Elbasanin, çfarë po ndodh në qytet
29/10 22:36
Top Channel/Veliaj në burgun e Fierit, Avokati: Vijon të jetë në kushte denigruese, u deshën 32 orë…
29/10 21:20
Top Channel/ Shembja e banesës në Athinë ku vdiqën 3 shqiptarët, hajdutët vodhën tubat e gazit dhe…
29/10 21:04
Top Channel/ Sfidoi policinë, bie në lumë! Shoferi durrsak ishte i dehur në timon, dy të plagosur
29/10 19:54
Top News – Veliaj në burgun e Fierit. Balla: Çështja do verifikohet nga institucionet!
29/10 19:50
Top Channel/ Pse u lëviz Veliaj? Burgjet: Sekret shtetëror! (Çfarë thotë ligji)
29/10 19:41
Top Channel/ “Veliaj u rrëmbye”! PS-PD bashkë për kryebashkiakun, miratojnë rezolutën
29/10 19:40
Top Channel/ Plas në PS, Çuçi i kërkon dorëheqjen Gogut, Xhafaj shkresë Kuvendit për Veliajn
29/10 19:39
Top News – Shoferi i dehur i ikën policisë. Nuk i bindet urdhrit, përfundon në kanal
29/10 18:42
Top Channel/ Zjarr buzë Shkumbinit, digjen goma dhe mbetje në luginën e lumit
29/10 17:47
Top Channel/ Po e ndiqte policia, shoferi humb kontrollin dhe bie në kanal pranë urës së Dajlanit
29/10 17:34
Top Channel/ Këshilli Bashkiak/ Shpallen fituesit e programit social “Për subvencionimin e kredive”
29/10 17:32
Top Channel/ Transferimi i kryebashkiakut në burgun e Fierit, Valteri: Trajtim çnjerëzor, po…
29/10 17:04
Top News – Transferimi i Veliajt, ‘sekret shtetëror’. Burgjet reagojnë pas kritikave të zhvendosjes
29/10 16:48
Top Channel/Vrasja e Arlinda Zekajt, sërish protestë në Kosovë,kërkohet dorëheqja e Donika Gërvallës
29/10 16:39
Top Channel/ ‘Kryetari u rrëmbye’,Teliti:Bashkia trajtohet si zhele, nuk më intereson Veliaj, por…
29/10 16:38
Top Channel/ Fluks virozësh në Elbasan. Mjekët thonë se janë rritur edhe shtrimet në spitale
29/10 15:26