Rolando Maran ka publikuar listën e tij të parë në krye të Kombëtares shqiptare për dy miqësoret e qershorit me Izraelin dhe Luksemburgun. Në listën e bërë publike nga Federata Shqiptare e Futbollit, spikat emri i ri, Luis Hasa, i cili pak kohë më parë la Italinë për të përfaqësuar Shqipërinë. Gjithashtu dhe Cristian Shpendi. Një emër tjetër që spikat është ai i portierit të Partizanit Pano Qirko, ndërsa mungon Thomas Strakosha për shkak të një dëmtimi.