Top Channel/ Mali i Zi, arrihet marrëveshja për qeverinë e re: Kush do të jetë kryeministri!
19/09/2022 21:34

Nga Washingtoni, kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç konfirmoi se është arritur marrëveshja në parim për krijimin e qeverisë së re dhe që presidentit t`i dërgohet emri i Miodrag Lekicit, i partisë Demos si kryeministër i ardhshëm. “Kemi arritur në një marrëveshje le ta quajmë të deklaruar që kemi shumicën për qeverinë e re”, tha Abazovic, pa dhënë më shumë sqarime. Emri i kandidatit për shef te ekzekutivit u dwrgua pasi dita e sotme paraqeste afatin e fundit për ta bërë dicka të tillë. Megjithatë, asgjë nuk është ende përfundimtare. Partia Ura, nga sa pohoi Abazovic, e mbështeti dhënien e mandatit për Lekiç, por nuk e nënshkroi sepse kërkon të gjithë marrëveshjen dhe më pas të nënshkruajë. Shumica parlamentare e dalë nga zgjedhjet e vitit 2020 pohoi gjithashtu se është arritur marrëveshja për të mandatuarin e ri të qeverisë së Malit të Zi. Sipas përfaqësuesit të koalicionit të Frontit Demokratik, Andrija Mandic, partitë fituese të zgjedhjeve të vitit 2020 janë pajtuar me propozimin që Lekic të ngarkohet me formimin e qeverisë së re. Mandic po kështu nënvizoi se qeveria e ardhshme do të krijohet në bazë të barazisë, sipas së cilës gjysma e anëtarëve të saj do të jenë nga radhët e URA, gjysma tjetër do të jenë ministra nga partitë e tjera dhe kandidati për mandat, Miodrag Lekic, do të ketë një “votë të artë”. Shtetet e Bashkuara janë shprehur se nuk e shohin Frontin Demokratik si partner sepse ai nuk mbështet vlerat evropiane. Kjo parti u përmend gjithashtu në raprotin e fundit të SHBA-së për financimin nga Rusia të partive politike të huaja. Abazovic i pyetur për shqetësimet perëndimore rreth forcave pro-ruse, siguroi Uashingtonin se nuk ekziston asnjë mundësi për të bere dicka të gabuar në politikën e jashtme, por fakti mbetet nga ana tjetër që Fronti Demokratik është i përfshirë në bisedimet për qeverinë e ardhshme. Pamjet: AFP

Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31