Top Channel/ Mali i Zi, arrihet dakortësia për qeverinë e re- Abazovic drejt kreut të ekzekutivit!
20/04/2022 17:27

Krijimi i qeverisë së re në Malin e Zi tashmë është shumë pranë. I mandatuari me formimin e saj, Dritan Abazovic, udhëheqësi i Lëvizjes Qytetare URA, njoftoi se është rënë dakord për përbërjen e ekzekutivit të ri. Qeveria e mëparshme, e drejtuar nga kryeministri Zradvko Krivokapic, u rrezua me mocion mosbesimi në 4 shkurt. Abazovic sqaroi se e ka njoftuar Kuvendin e Malit të Zi për marrëveshjen e arritur për zgjedhjen e Qeverisë së re. Kabineti i tij, sic tha, do të ketë mbështetjen e 46 deputetëve nga 81 që ka gjithsej Kuvendi i Malit të Zi. “Ideja është ta zhbllokojmë Malin e Zi, që shteti të ketë institucione funksionale dhe stabilitet. Në vend që të grindemi, të kemi pajtim dhe të përpiqemi të ndërtojmë një perspektivë europiane. Ne nuk jemi kundër zgjedhjeve, por jemi kundër zgjedhjeve pa institucione”, ishte komenti i tij. Abazovic nuk dha më shumë detaje mbi përbërjen e kabinetit, por tha se nëse merr mbështetje në Kuvend, ai do të ketë 20 ministra dhe katër nënkryetarë. Seanca e parlamentit malazez ku do të zgjihet qeveria e re, me shumë gjasë, do të zhvillohet javën që vjen. Qeveria e re pritet të përbëhet nga Lëvizja Qytetare URA e Abazovicit, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Socialdemokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve dhe boshnjakëve, ndërsa do të ketë mbështetje parlamentare edhe nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit malazez, Millo Gjukanovic, që thotë se do ta përkrahë “pa asnjë interes apo pjesëmarrje në të”. Pamjet: AFP

Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01