Top Channel/ Mafiozi turk publikon videon, skandali që kërcënon Erdoganin
28/05/2021 11:36

Një mafioz i njohur në Turqi, Sedat Peker publikoi 7 video të në YouTube - e secila prej tyre u bë virale duke shkaktuar reagime të shumta në vend. Në videot e tij ai akuzon rëndë politikanë të njohur të partisë në pushtet të presidentit Rexhep tajip erdogan Ai thotë se politikanët janë të përfshirë në vrasje, përdhunime, kontrabandë droge, abuzim të pushtetit dhe shumë aktivitete të tjera kriminale. Në të njëjtën kohë, sipas Peker, qeveria turke e ka mbrojtur ate nga ndjekja penale për vite me radhë – e pretendon madje se ka pasur edhe mbrojtje policore. Në video-mesazhet e tij, Peker ka vënë në shënjestër në veçanti ministrin e Brendshëm, Suleyman Soylu. Mafiozi shprehet se vetë ministri e kishte paralajmëruar kur janë nisur hetimet kundër tij. Kjo ishte arsyeja e vetme që ai ka mundur të ikë nga Turqia në vitin 2020 dhe të strehohet në Dubai. Për shkak se kundër tij deri tani nuk ka filluar asnjë hetim gjyqësor, deri tani nuk është e qartë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. E qartë është vetëm se pozita e Suleyman Soylu po dobësohet shumë – ndërsa opozita po kërkon me forcë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, thotë DW. 49-vjeçari Sedat Peker ishte i njohur për publikun turk për një kohë të gjatë. Ai konsiderohet si një prej më të mëdhenjve në botën e krimit turk, iu desh të përgjigjej në gjykatë disa herë për vrasje, vrasje në tentativë dhe rrëmbim dhe u dënua për "krijimin e një organizate kriminale". Paraqitjet e tij në YouTube do të thonë një dëmtim tjetër i imazhit të Erdogan, i cili këtë javë bëri vetëm një deklaratë lidhur me këtë ceshtje duke thënë se “Organizatat terroriste dhe bandat kriminale janë i njëjti lloj gjarpri helmues".

Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52