Top Channel/Macron i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Trump: Nëse sulmohen interesat tona, do reagojmë
03/02/2025 22:44

BE-ja do të “ngrihet në këmbë” nëse interesat e saj do të cenohen nga tarifat e Presidentit Trump, u shpreh Presidenti francez Emmanuel Macron. Ndërsa liderët evropianë kërkuan bisedime, Macron u zotua se do ketë përgjigje të fortë nëse është e nevojshme ndaj kërcënimeve të fundit të Donald Trump për të vendosur tarifa ndëshkuese. “Nëse sulmohen interesat tona komerciale, Europa, si një fuqi e vërtetë, do të duhet të respektohet dhe për këtë arsye do të reagojë”, tha presidenti francez teksa mbërriti për një takim me liderët e tjerë në Bruksel. “Zgjedhjet dhe deklaratat” e fundit nga administrata e presidentit të ri të SHBA-së “po e shtyjnë BE-në të jetë më e bashkuar dhe më aktive për t’iu përgjigjur çështjeve të sigurisë kolektive”, tha ai. Ndërsa, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se BE-ja është gati për të reaguar ndaj çdo takse tregtare të SHBA-së, por “qëllimi kryesor është bashkëpunimi”. Shefja e politikës së jashtme të BE, Kaja Kallas, tha se nuk ka fitues në një luftë tregtare. ‘Evropa dhe SHBA kanë nevojë për njëra-tjetrën’, tha ajo, ndërsa kryeministri polak, Donald Tusk, tha se një luftë tregtare është një gabim trashanik dhe duhet bërë gjithçka që është e mundur për të ndaluar aleatët që luftojnë mes njëri-tjetrit “përballë një kërcënimi rus apo kinez”. Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, tha se Kopenhaga “nuk do të mbështeste kurrë një luftë mes aleatësh”, por shtoi se nëse do ketë tarifa të ashpra ndaj Evropës, ne kemi nevojë për një përgjigje kolektive dhe të fuqishme. Trump vendosi tarifa të larta për mallrat e importuara nga Kanadaja, Meksika dhe Kina të shtunën, duke shkaktuar reagime nga të tre vendet. Ai tha të dielën mbrëma se tarifat e reja ndaj BE-së janë në shqyrtim. Presidenti amerikan përsëriti ankesat e kahershme për madhësinë e deficitit tregtar të SHBA me BE-në dhe kërkoi që Evropa të importonte më shumë makina dhe produkte bujqësore amerikane. Trump tha se nuk kishte një afat kohor specifik për tarifat ndaj Evropës, por tha se do të ndodhë shumë shpejt. “Bashkimi Evropian na ka trajtuar tmerrësisht keq”, u tha Trump gazetarëve të premten.

Top News – Tarifat e Trump ‘ushqejnë’ Kinën. Rriti eksportet me mbi 20 për qind në dy muaj
10/03 09:41
Top Channel/ Trump, bisedë me Putin: Lufta mbaroi, dua të marr Hormuzin
09/03 22:48
Top Channel/ Zbardhet biseda telefonike Trump-Putin: Konflikti në Lindjen e Mesme duhet të…
09/03 22:27
Top Channel/ Izraeli sulmon bankat në Liban, 4 të vrarë dhe 3 të plagosur
09/03 20:09
Top Channel/ “Rajoni, tani në BE”! E zbulon Von der leyen: Duhet të bëhet pjesë e jona
09/03 19:59
Top Channel/ Presioni i G7, bie çmimi i naftës! Zbret nën 100 dollarë për fuçi
09/03 19:56
Top Channel/ Macron në Qipro: Hapim Hormuzin! Do shoqërojmë cisternat e naftës
09/03 19:53
Top Channel/ Rrëzohet një raketë izraelite në Liban, katër të vdekur dhe tre të plagosur rëndë
09/03 18:14
Top Channel/ Izraeli bombardon Libanin! Po shënjestron të gjitha pozicionet e Hezbollahut
09/03 15:38
Top News – Panik në Gjermani: Po na sulmon Irani!…por ishte një meteor, dëmtoi një shtëpi
09/03 15:19
Top News – ‘Përgjigje e Ftohtë’ në Arktik / NATO nis lojërat e luftës, përgatit civilët për konflikt
09/03 14:35
Top Channel/ NATO rrëzon tjetër raketë në Turqi, SHBA lajmëron amerikanet: Largohuni tani!
09/03 14:33
Top News – Putin uron Khamenein e ri për detyrën / ‘Do vazhdojë punën e të atit’, ofron mbështetje
09/03 14:25
Top News – Irani sulmon bazën ajrore turke të Inçirlikut ku SHBA mban armët bërthamore, ndërhyn NATO
09/03 14:25
Top Channel/ Bie meteori në Gjermani, njerëzit dalin të tmerruar nga shtëpitë!
09/03 14:21
Top News – Lideri i ri suprem i Iranit është plagosur / Djali i Ajatollahut Khamenei do të hakmerret
09/03 14:06
Top News – Irani ‘bën shoshë’ vendet e Gjirit / Sulm i madh gjatë natës, viktima në Bahrein
09/03 14:02
Top Channel/ Izraeli bombardon Libanin, po shënjestron të gjitha pozicionet e Hezbollahut
09/03 12:50
Top News – Dronë, raketa dhe stres… / ‘Nuk jemi pilotë ushtarakë’, qiej të rrezikshëm
09/03 12:43
Top News – Kartelet po aq të fuqishme sa shtetet / Të armatosura deri në dhëmbë, autostrada kokaine
09/03 12:41
DIGITALB DIGITALB