"Welcome back"! Kështu e komentoi Presidenti francez, Emmanuel Macron, afrimin e Britanisë së Madhe me Bashkimin Evropian, teksa kryeministri Andy Burnham, në një intervistë për BBC, nuk përjashtoi mundësinë e rikthimit në union. Gjatë një vizite në Madrid, në një takim me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, Macron përshëndeti idenë e ri bashkimit. "Nëse britanikët duan të kthehen dhe nëse kryeministri po ecën në atë drejtim, mendoj se ky është një lajm shumë i mirë si për vendin e tij, ashtu edhe për evropianët", tha Macroni.