Mëngjesin e sotëm drejt Tokios së olimpiadës është nisur atletja dhe një prej sportisteve flamurmbajtëse, Luiza Gega. Së bashku me trajnerin e saj Taulant Stërmasi Gega bëhet gati për të përmbyllur një fazë përgatitore ndryshe nga ajo e olimpiadës së shkuar, pa dëmtime dhe në një formë shumë të mirë fizike. Ndërkohë edhe vetë Gega shprehet e qartë për objektivin e saj dhe e sheh atë si një synim të arritshëm.