Frigata franceze Auvergne u ankorua sot në portin qipriot të Larnaca, gjatë angazhimeve të saj me koalicionin anti-ISIS në Mesdhe si dhe manovrave stërvitore me Qipron. Qipro e Franca mbajtën javës që shkoi manovra të përbashkëta detare kërkimi e shpëtimi në brigjet e Qipros, me pjesëmarrjen e njësive të anti-radiacionit. Frigata Auvergne ishte gjithashtu pjesë e ketyre manovrave të bashkëpunimit, të cilat kane si qëllim bashkëpunimin në situata emergjencash në zonën ekonomike të Qipros. Luftanija Auvergne, mjeti i saj ajror, helikopteri 460 SAR dhe barkat patrulluese, ishin pjesë e operacioneve të kontrollit e koordinimit në brigjet e Larnaca. Më parë kjo luftanije ishte pjesë e grupit te aeroplanmbajtëses franceze Charles de Gaulle, e cila është aktualisht duke operuar në lindje të Mesdheut.