Në parkun qendror të Teheranit, atmosfera ishte kaq normale së fundi, sa dukej sikur lufta atje, nuk ekziston. Banorët e kryeqytetit iranian zgjodhën ta kremtonin mes gjelbërimit ditën e fundit të Vitit të Ri Pers, duke injoruar kërcënimet e Presidentit amerikan Donald Trump me bombardime që do ta kthejnë Republikën Islamike në “Epokën e Gurit”.