Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka rritur ndjeshëm rreziqet për ekonominë e eurozonës dhe do të ketë një ndikim të fortë, paralajmëroi presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde. Kjo situatë, sipas saj, kërcënon rritjen ekonomike, ndërsa ka përkeqësuar inflacionin edhe kështu të shtuar.