Top Channel/ Lufta do të ngadalësojë Shqipërinë! Parashikimi: Pritet që niveli i inflacionit të ulet
30/07/2022 19:44

Ekonomia shqiptare do të ngadalësohet këtë vit si pasojë e luftës në Ukrainë. Janë këto parashikimet e agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit Standard & Poor’, e cila edhe në rishikimin e saj të fundit për ekonominë e vendit konfirmon vlerësimin aktual në B+ dhe me perspektivë të qendrueshme. Megjithatë, agjencia vlerëson se ekonomia shqiptare nuk është e ekspozuar drejtpërdrejt nga lufta, gjë e cila sipas saj kufizon ndikimin e fortë në ekonomi. Ndërsa inflacioni që në qershor arriti në 7.4% më i larti në 20 vjet, sipas Standard and Poor’s do të vijojë të qëndrojë i lartë mesatarisht në 6.4% përgjatë këtij viti, për t’u ulur gradualisht në vijim, ndikuar edhe nga masat e bankës së shqipërisë me ndërhyrjen në politikën monetare. Për shkak të krizave të njëpasnjëshme dhe situatës së përgjithshme ekonomike aktuale ku rreziqet janë shtuar, agjencia ndërkombëtare parashikon që edhe konsolidimi fiskal do të jetë i ngadaltë dhe vë theksin te menaxhimi i borxhit publik. Ulja e tij duhet të jetë prioritet kryesor i qeverisë thekson agjencia që sipas saj autoritetet duhet të zbatojnë rregullat e ligjit organik të buxhetit për ta mbajtur ate në nivele të qëndrueshme.

Top News – Jo më agroturizma me produkte importi! Kriteret e reja, 70 për qind duhet të jenë vendore
27/11 19:11
Top News – Varfëria bie, por jo edhe aq… 480 mijë shqiptarë marrin më pak se 760 lekë në ditë
27/11 18:48
Top Channel/ Transporti publik në protestë, pezullohet qarkullimi i autobusëve për 150 minuta
26/11 12:14
Top Channel/ Buxheti 2027, ndryshimet e reja/ Mbi 1,8 miliardë lekë shtesa dhe rialokime
26/11 12:12
Top Channel/Buxheti 2027 votohet sot në Kuvend, përfaqësuesi i transportit publik:Kemi kërkuar 6%…
26/11 10:19
Top News-Rriten çmimet e importit dhe prodhimit/Kosovë, rritje me 5% në 3-mujorin e tretë
25/11 16:25
Top News – Ekonomia miraton pr.buxhetin. Ligji kalon me 130 milionë euro shtesë për institucionet
24/11 17:36
Top Channel/ Aflatoksina godet blegtorinë. Fermeri hedh 10 kuintalë qumësht
12/11 15:38
Top Channel/ Frenohen shpenzimet, familjet druhen nga blerjet, bie besimi te ndërtimi dhe tregtia
02/11 12:25
Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45