Lista e zezë e SHBA-së e personave të dyshuar për korrupsion në Maqedoninë e Veriut do të zgjerohet, e paralajmëruar kjo nga vetë ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler. Departamenti i Shtetit futi në këtë listë në fillim të dhjetorit ish-zëvendëskryeministrin maqedonas, Koço Angjushev, ndërsa para tij u shënuan me rreth të kuq edhe disa politikanë dhe biznesmenë të tjerë të profilit të lartë, si kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe biznesmeni kontrovers, Orce Kamçev.