Ilias Kasidhiaris, ish-“numri dy” i Agimit të Artë dhe për vite me radhë krahu i djathtë i liderit Nikos Michaloliakos, ka dalë sot në mesditë nga burgu i Domokosit, pas përfundimit të dënimit për drejtimin e një organizate kriminale.Kasidhiaris ishte dënuar me 13 vjet burg, pasi drejtësia greke vendosi se Agimi i Artë funksiononte si organizatë kriminale nën petkun e një partie politike.