Top Channel/ Lamtumira e fundit për Anën/ Familjarët i japin lamtumirën Ana Dyrmishit
28/08/2026 15:13

Është përcjellë sot për në banesën e fundit Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, e cila humbi jetën pas plagëve të rënda të marra në zjarrin tragjik të hotelit “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës.Trupi i saj mbërriti në Durrës, ku familjarë, të afërm dhe miq i dhanë lamtumirën e fundit të resë. Ana kishte shkuar në Vlorë së bashku me të fejuarin e saj, Arnaldon, për të festuar ditën e parë zyrtare të fejesës. Por ajo që duhej të ishte një ditë gëzimi u shndërrua në tragjedi.Në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit, zjarri përfshiu hotelin ku çifti po qëndronte. Gjashtë persona mbetën të plagosur, ndërsa Ana pësoi djegie në rreth 85 % të trupit. Pas trajtimit të parë në QSUT, 25-vjeçarja u dërgua në Turqi për mjekim të specializuar, me mbështetjen e qeverisë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo u nda nga jeta në spital, duke mos mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda. Edhe i fejuari i saj, Arnaldo Kaçorri, me plagë nga djegiet është dërguar në Itali për trajtim të specializuar. Ana jetonte së bashku me familjen në Shkozet. Sot, familja e saj e përcolli për në banesën e fundit, pas një beteje të dhimbshme që nisi më 16 gusht dhe përfundoi tragjikisht në një spital të Turqisë.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19