Top Channel/ Lajm i madh për 210 familje të prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019
10/01/2025 19:52

Pas pesë vitesh pritje, 210 familje të mbetura të pastreha nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të bëhen me shtepi të reja në Durrës. Pas shortit të hedhur një ditë më parë për një grup të vogël familjesh, kjo e premte solli shortin e madh të ndarjes së apartamenteve 3+1 që janë pjesë e kompleksit të ndërtuar në Spitallë, ku ndodhen 996 njësi banimi, falë investimit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ky ishte shorti i tretë i madh për ndarjen e apartamenteve në lagjen e re të Spitallës, pas atyre të realizuara në gusht dhe shtator. Megjithatë, ende asnjë nga familjet përfituese nuk është futur në to. Shumë prej familjeve përfituese janë nga njësitë administrative Sukth, Ishëm, Rrashbull, Manëz dhe Katund i Ri. Me prishjen nga tërmeti të shtëpive të vjetra, ata do të gëzojnë apartamentet e reja në Spitallë, një zhvendosje që sjell lehtësim, por dhe dilema. Procesi i Rindërtimit në Durrës mbetet i hapur, pasi ende ka raste të pasistemuara dhe ne shqyrtim. Tërmeti i 2019-ës dëmtoi mijëra familje në Durrës, epiqendra e tragjedisë, duke i lënë për vite të tëra në pritje të një strehimi të sigurt.

Top News – Jo më agroturizma me produkte importi! Kriteret e reja, 70 për qind duhet të jenë vendore
27/11 19:11
Top News – Varfëria bie, por jo edhe aq… 480 mijë shqiptarë marrin më pak se 760 lekë në ditë
27/11 18:48
Top Channel/ Transporti publik në protestë, pezullohet qarkullimi i autobusëve për 150 minuta
26/11 12:14
Top Channel/ Buxheti 2027, ndryshimet e reja/ Mbi 1,8 miliardë lekë shtesa dhe rialokime
26/11 12:12
Top Channel/Buxheti 2027 votohet sot në Kuvend, përfaqësuesi i transportit publik:Kemi kërkuar 6%…
26/11 10:19
Top News-Rriten çmimet e importit dhe prodhimit/Kosovë, rritje me 5% në 3-mujorin e tretë
25/11 16:25
Top News – Ekonomia miraton pr.buxhetin. Ligji kalon me 130 milionë euro shtesë për institucionet
24/11 17:36
Top Channel/ Aflatoksina godet blegtorinë. Fermeri hedh 10 kuintalë qumësht
12/11 15:38
Top Channel/ Frenohen shpenzimet, familjet druhen nga blerjet, bie besimi te ndërtimi dhe tregtia
02/11 12:25
Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45