Detaje të reja kanë dalë në dritë nga mega operacioni i policisë që ndaloi 28 persona, që janë punonjës të policisë së burgjeve, efektivë rendi, qytetarë, të dënuar, qytetarë dhe familjarë të tyre. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me punonjësit e sistemit të burgjeve, merrnin dhe transmetonin porosi të cilat cenojnë rëndë sigurinë e burgjeve, por dhe sigurinë kombëtare, si dhe në disa raste furnizonin me lëndë narkotike dhe sende të tjera të ndaluara, të dënuarit apo të paraburgosurit.