Ditën e hënë u mbyll java e tretë e Abissnet Superiores me ndeshjet Egnatia-Skëndëberu dhe Laçit-Kukësi. Pas pjesës së parë të kryesuar me avantazhin minimal 0-1, verilindorët kanë arritur të dyfishojnë në të dytën. Në minutën e 58, Basha dëgoi topin në rrjetë duke i dhënë qetësinë ekipit të Kukësit dhe duke e afruar akoma më shumë me një fitore shumë të rëndësishme, por është Zarubica heroi i kurbinasve.