Komedia “Krimi është i imi” ngjiti në skenën e teatrit “Migjeni” disa nga emrat më të njohur të artit Shkodran e atij shqiptar. Nën regjinë e Driada Dervishit, kjo vepër frymëzohet nga gratë dhe u kushtohet grave, me një përmbajtje intriguese dhe plot të qeshura. Për aktorët shkodranë, pjesëmarrja në një komedi të tillë ishte një eksperiencë ndryshe ndërsa për aktoret e teatrit kombëtar, përballja me spektatorin Shkodra, është gjithmonë e veçantë. Komedia “Krimi është i imi” do të shfaqet ne teatrin “Migjeni” edhe në datat 14-15 shtator.