Top Channel/ Kosova, 6 vrasje në 12 ditë. Pezullohen 4 policë për krimin në Gjilan
12/08/2025 15:28

Në vetëm 48 orë, në Kosovë pesë persona u vranë.Në orët e mbrëmjes së të hënës, Muhamet Matoshi, 41-vjeçar, dyshohet se u vra nga Xhemajl Nuhiu, për shkak të një mosmarrëveshjeje në komunikacion. Nuhiu është larguar nga vendi i ngjarjes e është në arrati. "Si rezultat i veprimeve të deritanishme hetimore, është identifikuar autori i dyshuar, Xhemajl Nuhiu, i cili aktualisht është në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit”, thanë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës. Dy ditë më parë në Prizren u vra me thikë një 34-vjeçar, e sipas Prokurorisë së Prizrenit, ai dyshohet se u vra nga një 35-vjeçar për shkak të mosmarrëveshjes për një luftë mes qenëve. Për të dyshuarin, prokurori ka bërë kërkesë për paraburgim prej një muaji. Ndërkohë, Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonisi dhe Engjulli, të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gjilan, vazhdojnë të jenë në arrati. Duke pasur parasysh që të dyshuarit kishin precedent penal, por ishin lënë në liri, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policor të rajonit, në kuadër të hetimeve për të zbardhur nëse ka pasur lëshime ose përfshirje të zyrtarëve në veprimtarinë kriminale të Mefail Shkodrës. Në këtë aspekt kërkohet të ketë politika të funksionimit më të mirë të institucioneve të drejtësisë.

Top Channel/ Zjarr në Vranisht të Himarës, flakët përhapen në zonë, zjarrfikësit në terren
28/08 15:51
Top Channel/ Zjarri përfshin pyjet në Maliq, ndërhyjnë zjarrfikësit, situata nën kontroll
28/08 15:50
Top Channel/ Makina përfshihet nga flakët, zjarri përhapet në Gjirokastër, rrezikohen banesat
28/08 15:50
Top Channel/ Gjyqi për Ergys Agasin rinis pasi avokatët u njohën me dosjen e prokurorisë
28/08 15:39
Top Channel/Referendumi në Islandë, MPJ:Pozitiv, mund të krijojë moment politik edhe për Shqipërinë!
28/08 15:38
Top Channel/ Norvegjia në zi, mbreti Harald V ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare
28/08 15:36
Top Channel/ Nderohet akademiku Mark Tirta/ Familjarë, miq dhe akademikë i japin lamtumirën
28/08 15:29
Top News – Digjet makina, flakët përhapen në pyje/ Zjarr në Gjirokastër, në rrezik zonat e banuara
28/08 15:28
Top Channel/ Korça në sytë e 11 artistëve nga bota. I bashkon ekspozita “Dola për një shëtitje”
28/08 15:24
Top Channel/ Shkodra kujton viktimat e komunizmit, familjarët kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
28/08 15:23
Top Channel/Ethet e Nilit, Greqia raporton 232 raste dhe 19 viktima,Shqipëria vetëm një të infektuar
28/08 15:16
Top Channel/ Euroja bie nën 90 lekë, shqiptarët po shtojnë kursimet në monedhën vendase
28/08 15:15
Top Channel/ Lamtumira e fundit për Anën/ Familjarët i japin lamtumirën Ana Dyrmishit
28/08 15:13
Top Channel/ Alarm për eksploziv në Durrës. Gjendet lëndë plasëse me celular pranë makinave
28/08 15:09
Top Channel/ Protesta ndryshon planet, Rama mbledh ministrat në Pallatin e Brigadave
28/08 15:08
Top News- Bombë artizanale në Durrës/ Ishte lidhur me celular, çaktivizohet nga forcat xheniere
28/08 14:42
Top Channel/ Kuvendi i Kosovës-SHBA e BE në sallë, PDK: Durimi ynë e ka një fund…
28/08 14:26
Top News – ‘Gjuetia’ e Rrugores në Tiranë/ 5 mijë gjoba në 48 orë, bllokohen 18 automjete
28/08 14:25
Top News – Makina përfshihet nga flakët, zjarri përhapet në fshatrat e Gjirokastrës
28/08 14:16
Top News – Kamerat me AI në klasa/ Boçi kundër planit: Shkolla nuk është komisariat digjital
28/08 14:04