Vetëm pak minuta përpara startit të sfidës Shqipëri-Gjeorgji në “Arenën Kombëtare”, shkallët e stadiumit janë mbushur plot. Tifozët Kuqezi janë ata të cilët kanë zgjedhur të “elektrizojnë” stadiumin me koreografinë e tyre. Gjithashtu shihet dhe një numër i konsiderueshëm i tifozëve gjeorgjianë, me disa prej tyre që janë bërë bashkë me tifozët shqiptarë.