Zëvendës ambasadorja sllovene, Milena Radenkovic nga Korça është shprehur optimiste për çeljen e negociatave për Shqipërinë gjatë presidencës së saj në BE. Gjatë një ekspozite që ka prezantuar punimet e dizenjuesve bashkëkohorë me materiale të riciklueshme dhe miqësore me natyrën, ajo ka theksuar se futja e Ballkanit perëndimor në BE është shumë e rëndësishme.