Procesi i anëtarësimit në BE për Ballkanin pritet të jetë i shkallëzuar, në paketën e re të prezantuar nga Komisioni Europian “ Përgatitja për një Bashkim më të madh”. Për akademiken Migena Leskoviku, qasja duket me masa më të rrepta, ku parashikohet edhe për Shqipërinë një integrim i kushtëzuar por edhe i kthyeshëm.