Top Channel/ Kolumbia e merr Trumpin seriozisht, presidenti: Rreziku i sulmit, është real!
09/01/2026 11:03

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, i rrëfeu BBC-së se beson që “kërcënimi për aksion ushtarak të SHBA-së kundër vendit të tij, ekziston vërtet. Shtetet e Bashkuara, tha ai, po i trajtojnë vendet e tjera si pjesë të një “perandorie” amerikane dhe i akuzoi po ashtu agjentët e Shërbimit Amerikan të Emigracionit dhe Doganave (ICE) se po veprojnë si “brigada naziste”. Trump i ka zgjeruar ndjeshëm operacionet e ICE-it si pjesë e asaj që administrata e tij e quan një goditje kundër krimit dhe emigrantëve që kanë hyrë ilegalisht në SHBA. Komentet e Gustavo Petros vijnë pasi Trump e kërcënoi Kolumbinë me veprime ushtarake. Në vazhdën e sulmeve amerikane ndaj Venezuelës dhe kapjes së Nicolás Maduro-s, presidenti amerikan qe shprehur se një operacion ushtarak që shënjestron Kolumbinë “tingëllon mirë”, e i ka thënë vazhdimisht Petros që të “ruajë kokën”, komente këto që Petro i dënoi ashpër, e u shpreh se SHBA rrezikon të shndërrohet nga një vend që “dominon globin” në një vend “të izoluar nga bota”. BBC thotë se i është drejtuar Shtëpisë së Bardhë për koment. Trump dhe Petro folën në telefon të mërkurën në mbrëmje, pas së cilës Trump tha se do të takohej me homologun e tij kolumbian në Shtëpinë e Bardhë në një “të ardhme të afërt”. Por ton ii Gustavo Petros së fundi la të kuptohej se nuk ka ndonjë përmirësim të ndjeshëm të marrëdhënieve mes tyre. Presidenti Trump shpesh ka fajësuar emigracionin për krimin dhe trafikimin në SHBA, duke e përdorur këtë për të justifikuar operacione të gjera zbatimi të ligjit, dhe ka akuzuar vende si Kolumbia dhe Venezuelën se nuk po bëjnë mjaftueshëm për të luftuar trafikun e drogës.

Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47