Top Channel/ Klinikat që ofronin botoksin e ndaluar! “Capo-Al”, një nga shpërndarësit kryesorë
17/10/2024 21:05

Botox – Botolinjum Intoksinë është një lloj botoksi që nuk lejohet dhe hyn në vendin tonë kontrabandë. Në dosjen voluminoze të Prokurorisë, të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, listohen klinikat në kryeqytet, të cilat përdornin këtë lloj botoksi. “LEDI Smile”, me administrator Daniel Merdanin dhe pronare Enkelejda Spahiun, që ndodhet në hyrjen e një pallati në rrugën “Irfan Tomini”, “Era_Medical Aesthetics”, me administrator Era Beqarajn, që ndodhet në rrugën “Tish Saia”, klinika estetike “Deas_Aesthetics_clinic”, me administratore Deisa Shehajn, që ndodhet në zonën e ish-Bllokut, “Amra_medical_aestetics”, me administrator Luada Cuashajn, që ndodhet në rrugën “Teodor Keko” në Atir, “Aris Medical” me administratore Ardisa Beqirajn, që ndodhet në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”, “Medart Clinic”, me administrator Eno Haxhirajn. Më tej në dosje, renditen dy klinika të Eni Zotkajt, “The Glam House” me adresë në rrugën “Pjetër Bogdani”, “3MT” në rrugën “Ymer Kurti”. Ky shërbim me botoks kontrabance ofrohej edhe në “Better ME” me administrator Lorela Brendon, “La Beaute”, me administrator Klaudja Duzhën, “Este+Medical Group Albania 1”, me administrator Shkurte Karaj, “Bellisera” me administrator Meri Xhepën, “Allure Beauty Center” dhe “Allure Beauty” me administratore Aida Trokën, “Keit” me administrator Skerdilajd Faria, “Derma Pure” me administrator Dorina Veizin, “Klinika kirurgjikale austriake”, me administrator Astrit Kuçanin, “Velvet Medical Center” me administrator Laura Lekën, subjekti Sante Plus “Medicare Hospital” me administrator Edmond Zajën, “Derma Bless” me administratore Marvina Muskën, “La Perla Dermo Aesthetics Center”, “Cozzy Aesthetics”. Po ashtu, në dosje përmendet “Capo-Al” në pronësi të Mildon Kamarakut, që sipas hetimeve, është një nga furnizuesit dhe shpërndarësit kryesorë të produktit Botox – Botolinjum Intoksinë. Ky subjekt kryen rreth 10-12 zhdoganime në muaj dhe brenda doganës në Vorë posedon një magazinë ku mban produktet që importon nga Koreja e Jugut dhe më pas i shpërndan në vend.

Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12