Pas përfundimit të takimit me ish-presidentin Ilir Meta, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu nga burgu 313 dha një prononcim për mediat, ku tregoi kushtet e qelisë ku qëndron kreu i PL-së. Demokrati u shpreh se qelia e Metës është e vetmja në gjithë burgun që nuk ka sinjal për të thirrur oficerin e policisë. Po ashtu, sipas tij, Meta ka 19 muaj që nuk ka takuar prindërit e tij të sëmurë, ndërsa shtoi që edhe komunikimet me Tedi Blushin nuk i ka në mënyrë direkte.