Fituesi i Nobelit të Paqes, Dmitry Muratov, kryeredaktori i njërës prej gazetave kryesore të pavarura ruse, Novaya Gazeta, u sulmua në tren me një përzierje boje të kuqe dhe acetone nga një person i panjohur. "Muratov, kjo është për djemtë tanë", ka thirrur sulmuesi përpara se t`i hidhte bojën kritikut të fortë të Kremlinit.