Shërbimet sekrete ukrainase tentuan të dielën të vrisnin presidentin rus Vladimir Putin me një dron të mbushur me eksplozivë. Përpjekja e tyre në fund dështoi, por ajo u mbajt e fshehtë nga autoritetetruse, shkruan e perditeshmja e njohur gjermane Bild, e cila jep dhe detaje. Pasditen e 23 prillit një dron UJ-22 me një rreze veprimi deri në 800 km dhe që mbante 30 pako eksplozivi C4 me një peshë totale prej 17 kg dyshohet se u lëshua nga Ukraina.