Ukraina ndërmori një sulm me dronë në periferi të Shën Petersburgut, vetëm pak orë përpara se Rusia të celte atje forumin e saj kyc të ekonomisë që synon tërheqjen e investimeve të huaja. Zjarre dhe tym i zi u panë mbi qytetin ku Vladimir Putin përgatitet të mbajë fjalimin e tij. Autoritetet lokale thanë se sistemet ajrore rrëzuan 59 dronë dhe tre rajone të qytetit u goditën, por pa viktima.