Top Channel/ Kërkohet punësim në shtet! Rritja e pagave në sektorin publik ka rritur aplikimet
11/06/2024 19:49

Reforma e pagave nisur në administratën publike ku preken mbi 130 mijë punonjës ka sjellë edhe rritjen e aplikimeve për pozicione pune në shërbimin civil sipas raportimit të ministres së re të shtetit Adea Pirdeni për punën e DAP. “Punësimi në administratën publike mbetet tërheqës pasi në bazë të dhënave të vitit 2023 në çdo pozicion pune të nivelit specialist ka pasur një mesatare prej 14.3 kandidatësh ndërsa në procedurat e pranimit nga jashtë shërbimit në kategoritë drejtuese të mesëm dhe të ulët mesatarja ka qenë 23.9 kandidatë për pozicion pune“, u shpreh Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike. Gjatë raportimit të saj ministrja Pirdeni u ndal tek çështja e vendimeve gjyqësore që pësuan rritje gjatë vitit të kaluar për dëmshpërblimin dhe rikthimin e punonjësve në shërbimin civil, por gjatë këtij viti trendi po kthehet “Janë zbatuar gjithsej 404 vendime gjyqësore në krahasim me 380 që ishte në fund të 2022-shit, pra ka një rritje të ndjeshme të rasteve të vendimeve të formës së prerë të zyrtarëve të rikthyer në detyrë. Ka një ulje të numrit të rasteve të regjistruar në gjykatë me 46 raste të reja nga 48 më parë dhe nga 9 çështjet e përfunduara në gjykim në shkallën e parë, 7 prej tyre janë fituar nga institucionet publike që dëshmon gjithmonë e më shumë që pjesa më e madhe pra mbi 77.8% e largimit nga shërbimi civil janë raste të rregullta të konfirmuara edhe nga Gjykata.” Në analizën e institucionit të Departamentit të Administratës Publike vërehet se numri i largimeve nga puna u rrit me 12.5% në krahasim me një vit më parë, por në trend rënës janë largimet që vijnë me dorëheqje, në ulje me 15%.

Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41
Top Channel/ Ndërtimi rrit besimin në ekonomi. Industria, tregtia e shërbimet në rënie
01/10 15:38