Kryeqyteti është në kaos. Studentët kanë vërshuar në rrugët e Tiranës duke gjuajtur e vënë nën flakë institucione shtetërore, por edhe biznese private. Gjithçka nisi herët në mëngjes me bojkotimin e mësimit në disa universitete e gjimnaze, ku marshuan drejt ministrisë së arsimit para orarit të njoftuar për grumbullim.