Për një natë të vetme, Tirana u shëndëruar në kryeqëndrën e muzikës botërore. Në “Eagle Stadium”, me një kapacitet prej 60 mijë vendesh, u mblodhën mijëra fansa për të ndjekur nga afër koncertin e një prej artistëve më të diskutuar dhe më me ndikim të dekadave të fundit, Kanye West. Koncerti bëri bashkë në Tiranë fansa nga 80 kombësi të ndryshme. Entuziazmi i tyre ishte i jashtëzakonshëm, teksa ndan emocionet dhe pritshmëritë për natën që e kishin pritur prej kohësh.