Java globale e parasë, një event i organizuar çdo vit nga Banka e Shqipërisë është hapur këtë muaj. Rëndësia e përdorimit të parasë por dhe modernizmi i sistemit të pagesave ndër vite morën vëmendjen kryesore në ceremoninë hapëse. Guvernatori Gent Sejko u ndalë tek roli i Bankës së Shqipërisë në uljen e kostove të transfertave.